e enjte, 15 tetor 2026 · ora do të konfirmohet
Me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Vlorës, Teatri “Petro Marko”, me mbështetjen e Bashkisë Vlorë, organizon koncertin artistik “Vlora, zemra ime”, një homazh kushtuar historisë së qytetit, simbolit të lirisë dhe krenarisë kombëtare. Në koncert do të performojnë artistë të teatrit, këngëtarë, aktorë, grupe koreografike dhe interpretues të këngës labe, të shoqëruar nga formacioni orkestral, në një program me muzikë, këngë, valle dhe interpretime artistike.
Hap në hartën KuJan