Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve

e premte, 16 tetor 2026 · 18:00 – 20:00

Teatri "Petro Marko", Vlorë · Hyrje falas

“Muzika e Dhomës dhe Krijimtaria e Saj” është një aktivitet artistik dhe koncertor i dedikuar muzikës së dhomës, me drejtim artistik nga Blevim Narazani (Mjeshtër i Madh). Ky takim sjell në skenë orkestrat e harqeve, duke krijuar një hapësirë të veçantë për dialogun muzikor, ndjeshmërinë artistike dhe interpretimin profesional. Programi përfshin vepra të përzgjedhura të repertorit klasik të muzikës së dhomës, si dhe krijime bashkëkohore që pasqyrojnë zhvillimet moderne të gjuhës muzikore. Aktiviteti synon të afrojë publikun me elegancën dhe intimitetin e muzikës së dhomës, duke promovuar cilësinë artistike, bashkëpunimin mes muzikantëve dhe vlerat kulturore të interpretimit live. Ky koncert përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e jetës kulturore dhe muzikore të qytetit.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan