Shfaqja teatrale „ZOT“

e enjte, 3 dhjetor 2026 · ora do të konfirmohet

Teatri Eksperimental, Tiranë · Hyrje falas

Shfaqja teatrore “ZOT”, bazuar në veprën e Ferdinand von Schirach, me regji të Norbert Jacek Rakowski, trajton dilemat etike, juridike dhe filozofike mbi të drejtën e individit për të vendosur mbi fundin e jetës së tij. Përmes një procesi gjyqësor, ku publiku bëhet pjesëmarrës aktiv, vepra nxit reflektimin mbi lirinë individuale, dinjitetin njerëzor dhe kufijtë e përgjegjësisë shoqërore.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan