e premte, 4 dhjetor 2026 · ora do të konfirmohet
Dokumentari trajton periudhën e luftës së vitit 1999, duke sjellë në fokus shqiptarët e Kosovës që u detyruan të largohen nga vendi i tyre dhe u strehuan në Kukës. Përmes intervistave me ish Kryeministrin Pandeli Majko, ish gjeneralin e FARSH; Kudusi Lama, gazetarin; Blendi Fefziu, mjekë të kohës, profesorë dhe qytetarë, paraqitet një pasqyrë e gjallë e asaj periudhe. Filmi dokumenton mikpritjen e jashtëzakonshme të banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët përballuan një fluks të madh të shqiptarëve nga Kosova.
Hap në hartën KuJan