Puntori Edukimi: “Në të tashmen”

e mërkurë, 11 nëntor 2026 · ora do të konfirmohet

Hangart, Tiranë · Hyrje falas

Aktiviteti edukues synon të njohë fëmijët me krijimtarinë bashkëkohore përmes veprave të reja të 16 artistëve pjesëmarrës në projektin e Krijimtarisë Artistike. Përmes vëzhgimit dhe interpretimit të veprave, fëmijët do të eksplorojnë mënyra të ndryshme se si artistët shprehin idetë, emocionet dhe këndvështrimet e tyre mbi të tashmen. Të nxitur nga temat, format, ngjyrat dhe mesazhet e veprave, ata do të zhvillojnë imagjinatën, mendimin krijues dhe aftësinë për të shprehur idetë e tyre përmes vizatimit, pikturës dhe teknikave të tjera artistike, duke krijuar punime individuale që pasqyrojnë mënyrën se si ata e perceptojnë botën që i rrethon.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan