e hënë, 9 nëntor 2026 · ora do të konfirmohet
Aktiviteti edukues synon të njohë fëmijët me krijimtarinë bashkëkohore përmes veprave të reja të 16 artistëve pjesëmarrës në projektin e Krijimtarisë Artistike. Përmes vëzhgimit dhe interpretimit të veprave, fëmijët do të eksplorojnë mënyra të ndryshme se si artistët shprehin idetë, emocionet dhe këndvështrimet e tyre mbi të tashmen. Të nxitur nga temat, format, ngjyrat dhe mesazhet e veprave, ata do të zhvillojnë imagjinatën, mendimin krijues dhe aftësinë për të shprehur idetë e tyre përmes vizatimit, pikturës dhe teknikave të tjera artistike, duke krijuar punime individuale që pasqyrojnë mënyrën se si ata e perceptojnë botën që i rrethon.
Hap në hartën KuJan