“Po kjo vija?” – Shfaqje teatrore për fëmijë

e diel, 29 nëntor 2026 · ora do të konfirmohet

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë, Tiranë · Hyrje falas

Përmes humorit, teatrit fizik dhe lojës, shfaqja “Po kjo vija?” sjell historinë e dy personazheve dhe një vije që kthehet në kufi, duke i ftuar fëmijët të reflektojnë mbi dallimet, bashkëjetesën dhe rëndësinë e pranimit të njëri-tjetrit. Një përvojë argëtuese që përcjell mesazhin se nuk është e nevojshme të jemi njësoj për të luajtur dhe krijuar së bashku.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan