e shtunë, 17 tetor 2026 · gjithë ditën
Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, përmes Sektorit të Artit, organizon ekspozitën e pikturës “Ngjyrat e Traditës Shqiptare”, e dedikuar fëmijëve të moshës 8–14 vjeç. Përmes krijimtarisë artistike, pjesëmarrësit do të sjellin në telajo kostumet popullore, vallet, muzikën, zakonet dhe simbolet e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ekspozita synon të nxisë te brezi i ri njohjen, vlerësimin dhe ruajtjen e traditave kombëtare.
Hap në hartën KuJan