Netet e Muzikes Shqiptare

Netet e Muzikes Shqiptare

e diel, 11 tetor 2026 · ora do të konfirmohet

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Tiranë · Hyrje falas

"Koncerti i datës 11 tetor do t'i kushtohet krijimtarisë së re muzikore shqiptare, duke sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vepra të kompozitorëve të rinj, të përzgjedhura në kuadër të Konkursit “Tish Daija”. Ky aktivitet synon të promovojë dhe të mbështesë talentet e reja të kompozimit, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për prezantimin e ideve, gjuhëve dhe qasjeve bashkëkohore në muzikën e kultivuar shqiptare.

Në qendër të koncertit do të jenë kompozimet më të reja të autorëve pjesëmarrës në konkurs, të cilat do të marrin jetë përmes interpretimit të Orkestrës së TKOBAP. Vënia në skenë e këtyre veprave nga një formacion profesionist dhe i rëndësishëm i jetës muzikore shqiptare përbën një mundësi të drejtpërdrejtë për kompozitorët e rinj që të dëgjojnë krijimtarinë e tyre në një mjedis artistik të nivelit të lartë dhe ta prezantojnë atë përpara publikut."

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan