My heart stops missing a beat, every time!

e diel, 29 nëntor 2026 · gjithë ditën

HangArt, Kinostudio, Tiranë · Hyrje falas

Galeria Kombëtare e Arteve rikthehet për publikun me një cikël të ri ekspozitash personale të artistëve shqiptarë në fazën e konsolidimit të karrierës. Programi nis me My heart stops missing a beat, every time!, një instalacion të ri video anamorfik me dy kanale nga Lek M. Gjeloshi (l. 1987), i cili hapet më 29 nëntor në HangArt, Tiranë.Duke marrë si pikënisje një liqen të largët në formë zemre, të fshehur brenda kraterit vullkanik të ishullit Tristan da Cunha, Lek M. Gjeloshi eksploron dëshirën për t’iu afruar asaj që mbetet përtej mundësive tona për ta arritur. Përmes transformimit të imazheve satelitore në një video-instalacion anamorfik me dy kanale, artisti krijon një peizazh në ndryshim të vazhdueshëm, të pezulluar mes realitetit gjeografik dhe imagjinatë

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan