e martë, 13 tetor 2026 · ora do të konfirmohet
"Koncert rivënie AP
‘Mrekullite e Arberise’
Trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, në bashkëpunim me Ansamblin “Gurra e Kurbinit”, sjell shfaqjen madhështore “Mrekullitë e Arbërisë”.
Një udhëtim artistik nëpër thesaret më të çmuara të kulturës sonë, ku orkestra, solistët, grupi vokal dhe grupi i valleve të Ansamblit Popullor, së bashku me artistët e ftuar të Ansamblit “Gurra e Kurbinit”, do të ndërthurin muzikën, këngën dhe vallen shqiptare në një spektakël të veçantë.
Në skenë do të vijnë mrekullitë e trashëgimisë sonë kulturore, ato vlera që janë ruajtur brez pas brezi dhe që sot janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Lahuta – zëri i lashtë i epikës shqiptare, Xhubleta – një nga dëshmitë më të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, Polifonia shqiptare – magjia e zërit të shumëfishtë, e përcjellë brez pas brezi, K’cimi i Tropojës – energjia, krenaria dhe bukuria e vallëzimit shqiptar.
Një udhëtim në rrënjët tona, një homazh për traditën dhe një dëshmi e gjallë e pasurisë së kulturës shqiptare."
Hap në hartën KuJan