Migjeni 115 vjet

e premte, 23 tetor 2026 · ora do të konfirmohet

Biblioteka "Marin Barleti", Shkodër · Hyrje falas

Në kuadër të 115-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimtarit të njohur shqiptar Migjeni, më 23 tetor, ora 18:30, në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, Shkodër, do të zhvillohet performanca artistike me titull “Migjeni – dhe trumcaku vuente nga melankolia…”, mbështetur në prozën e autorit.

Aktiviteti synon të sjellë një qasje artistike ndaj krijimtarisë së Migjenit, duke ndërthurur fjalën e shkruar, interpretimin skenik dhe muzikën instrumentale. Përmes interpretimit të Astrit Fanit dhe shoqërimit muzikor nga instrumentistët Jetmir Mesi dhe Erion Lishi, publiku do të ketë mundësinë të rizbulojë botën letrare të Migjenit, ndjeshmërinë e veçantë të prozës së tij dhe aktualitetin e mesazheve që përcjell vepra e autorit.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan