e diel, 11 tetor 2026 · ora do të konfirmohet
Një koncert i veçantë jazz-i prej 95 minutash do të sjellë në Tiranë vokalisten britanike Emma Smith, e vlerësuar si “Parliamentary Jazz Vocalist of 2024”.
Me një karrierë të pasur ndërkombëtare, Smith ka performuar në skena prestigjioze, përfshirë Royal Albert Hall në Londër, dhe ka bashkëpunuar me artistë si Michael Bublé, Quincy Jones Orchestra, Jeff Goldblum, Bobby McFerrin dhe Gregory Porter.
Ajo është gjithashtu anëtare e The Puppini Sisters dhe The Ronnie Scott’s All Stars, duke sjellë në Tiranë një përvojë të veçantë nga skena britanike dhe ndërkombëtare e jazz-it.
Hap në hartën KuJan