Thursday, 15 October 2026 · all day
Galeria e Artit Tiranë prezanton ekspozitën personale “Më njihni” të artistit Agim Musabelliu, kuruar nga Helidon Haliti. Përmes autoportreteve, artisti eksploron identitetin, ekzistencën dhe vetëanalizën psikologjike, duke sjellë vepra që pasqyrojnë kohën, dyshimet, tensionet dhe transformimet personale. Çdo autoportret përbën një fragment të biografisë së tij vizuale, duke plotësuar mozaikun e krijimtarisë artistike.
Open in KuJan Map