e shtunë, 10 tetor 2026 · ora do të konfirmohet
Të shtunën, më 10 tetor, zbuloni një anë të Mallakastrës që pak njerëz e kanë parë. Një pasdite në Klos, me qytetin antik të Nikajës, shtëpitë e vjetra të fshatit, vajin e ullirit Kalinjot, prodhuesit dhe artizanët e zonës, si dhe muzikë live.
Qendra Youth Act do të jetë prezente në stendë për të ndarë informacion mbi projektin “Mallakastra Olive Oil Experience”, financuar nga @aics_tirana, dhe për të testuar së bashku vajin e ullirit Kalinjot. Pjesë e projektit BYLIS, zbatuar nga Rajoni Emilia-Romagna dhe ART-ER në bashkëpunim me Bashkinë Mallakastër.
Hap në hartën KuJan