e mërkurë, 21 tetor 2026 · ora do të konfirmohet
Ky aktivitet edukativ dhe argëtues fton fëmijët të zbulojnë trashëgiminë kulturore dhe historike shqiptare përmes lojës së puzzle-it. Duke bashkuar pjesët e figurave dhe artefakteve të njohura, si Bukuroshja e Durrësit, Skënderbeu, Koka e Deas dhe vazo antike, pjesëmarrësit do të rindërtojnë imazhe që përfaqësojnë vlera të rëndësishme të historisë dhe identitetit kulturor shqiptar. Gjatë procesit, fëmijët do të njihen me informacione të shkurtra rreth secilës figurë ose objekt, duke mësuar mbi origjinën, rëndësinë dhe rolin e tyre në historinë e vendit.
Ky aktivitet ka qëllim të:
Të promovojë njohjen e trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare.
Të zhvillojë aftësitë logjike dhe të zgjidhjes së problemeve.
Të nxisë vëmendjen, përqendrimin dhe punën në grup.
Të krijojë një përvojë argëtuese dhe edukative për fëmijët.
Hap në hartën KuJan