e shtunë, 10 tetor 2026 · gjithë ditën
Edicioni i tetë i aktivitetit që sjell në një hapësirë të përbashkët trashëgiminë, kulturën, kulinarinë dhe artizanatin.
Përgjatë dy ditëve, Pazari Karakteristik do të shndërrohet në një hapësirë promovimi të traditave dhe vlerave autentike, ku kultura vendase, produktet artizanale dhe kulinaria tradicionale do të jenë në qendër të vëmendjes.
“Kult Art 8” synon të ruajë dhe promovojë identitetin kulturor, duke krijuar njëkohësisht një atmosferë tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët e Gjirokastrës.
Hap në hartën KuJan