e shtunë, 5 dhjetor 2026 · ora do të konfirmohet
Edicioni i dytë i botimit “Katalogu i Artit Bashkëkohor Shqiptar – 2026”, i cili synon dokumentimin, studimin dhe promovimin e artit pamor shqiptar në Shqipëri, në rajon dhe në diasporë, do të drejtohet nga autori i projektit, z. Ylli Drishti, nën kujdesin e prof. Gazmend Lekës, një prej figurave më të rëndësishme të artit shqiptar, si dhe me kontributin e Komitetit Kritik, të përbërë nga prof. dr. Ferid Hudhri, historian arti; prof. asoc. dr. Ermir Hoxha, historian dhe kurator arti; si dhe Suzana Vavrica Kuka, historiane dhe kuratore arti.
Hap në hartën KuJan