e enjte, 12 nëntor 2026 · 10:00 – 12:00
Basketbolli, një sport me traditë të gjatë në qytetin tonë, vazhdon të jetë i dashur nga i gjithë komuniteti. Për të rritur pjesëmarrjen, po punojmë për të përfshirë të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Lezhë, në bashkëpunim me federatën përkatëse dhe me mësuesit e edukimit fizik, falë koordinimit të mirë me DAR Lezhë.
Pas shumë vitesh, kemi rikthyer ekipin e Lezhës, “Beslidhja”, i cili sot përfaqëson qytetin me dinjitet në nivele kombëtare, duke u shpallur kampion i Superligës shqiptare për herë të parë dhe fitues i Kupës së Shqipërisë për të dytin vit radhazi. Disa sportistë të ekipit janë përzgjedhur edhe në grumbullimet e kombëtares së moshave dhe ekipit të parë.
Hap në hartën KuJan