e mërkurë, 23 shtator 2026 · gjithë ditën
Ekspozita “Ibrahim Kodra – Deti dhe Muzika” sjell në Tiranë 41 vepra të artistit të njohur shqiptar, të realizuara ndërmjet viteve 1947–1999, duke pasqyruar gjuhën e tij të veçantë artistike dhe figuracionin e pasur. Ekspozita, e kuruar nga Anila Mema, bashkon vepra nga fondi i Shtëpisë-Muze të Ibrahim Kodrës në Milano dhe koleksione private, së bashku me fotografi, dokumente, botime dhe objekte personale të artistit.
Hap në hartën KuJan