HISTORIA E SHQIPËRISË NËN PENËN E ISMAIL QEMALIT

HISTORIA E SHQIPËRISË NËN PENËN E ISMAIL QEMALIT

e premte, 20 nëntor 2026 · gjithë ditën

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë · Hyrje falas

Në kuadër të festave të Nëntorit, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë organizon një ekspozitë të veçantë që sjell për publikun dy artikuj autentikë të Ismail Qemalit, botuar në revistën pariziene “Je sais tout” në vitin 1917. Përmes këtyre botimeve të rralla, vizitorët do të njihen me rrëfimet e tij mbi zakonet dhe karakterin e shqiptarëve, Shpalljen e Pavarësisë, ngritjen e flamurit në Vlorë dhe zhvillimet politike e diplomatike të Shqipërisë në atë periudhë. Ekspozita realizohet falë kontributit të z. Darling Ismail Vlora, i cili vuri në dispozicion të muzeut këto botime.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan