e enjte, 5 nëntor 2026 · ora do të konfirmohet
Shfaqja teatrore “Grua për Shpi”, me tekst të Franca Rames, vjen në Elbasan përmes një interpretimi që ndërthur humorin satirik me reflektimin mbi rolin e gruas në shoqëri, stereotipet gjinore, pabarazitë dhe dhunën me bazë gjinore. Nën regjinë e Endri Çelës dhe me interpretimin e Ina Gjonçit, shfaqja sjell në skenë realitete që shpesh mbeten të pathëna, duke nxitur dialogun dhe ndërgjegjësimin për një shoqëri më të barabartë dhe pa dhunë. Aktiviteti organizohet nga UNFPA në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave “Zëri i të Rinjve” dhe Teatrin “Skampa”.
Hap në hartën KuJan