Filmi "Golden Brothers"

e shtunë, 31 tetor 2026 · 18:00 – 22:00

Sala Cinema, Vlorë · Hyrje falas

Dy shfaqje: 18:00 dhe 20:00.

“Salla Cinema Vlora” sjell për publikun një mbrëmje të veçantë kinematografike me shfaqjen e filmit artistik “Golden Brothers”, me regji nga Drilon Hoxha. Ky aktivitet synon të promovojë kinemanë shqiptare bashkëkohore dhe të krijojë një hapësirë takimi mes artit filmik dhe publikut të gjerë. Përmes rrëfimit artistik dhe gjuhës kinematografike, filmi ofron emocione, reflektim dhe një përvojë kulturore të vlefshme për shikuesit. Shfaqja në ambientet e Kinemasë Vlora kontribuon në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit dhe në afrimin e komunitetit me artin e filmit.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan