e mërkurë, 25 nëntor 2026 · gjithë ditën
"Në datat 25-26 nëntor 2026, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, Lezhë, është parashikuar të zhvillohet edicioni XIV i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë, organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale me mbështetjen e MTKS në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.
Festivali pritet të bëjë bashkë rreth 20 grupe dhe formacione artistike, me rreth 160 rapsodë dhe instrumentistë popullorë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Përgjatë dy netëve, pjesëmarrësit do të sjellin në skenë këngë epike e historike, interpretime rapsodike dhe pjesë instrumentale me lahutë, çifteli, sharki, fyell, gajde dhe instrumente të tjera tradicionale, duke pasqyruar pasurinë dhe larminë e folklorit muzikor shqiptar.
Përmes këtij festivali synohet krijimi i hapësirave për shprehjen artistike dhe vlerësimin e rapsodëve e instrumentistëve popullorë nga treva të ndryshme të vendit, të cilët përmes interpretimeve të tyre përcjellin ngjarje historike, legjendare dhe mitologjike, duke ruajtur gjallë kujtesën dhe traditën popullore shqiptare. Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet përfshirjes së instrumenteve muzikore tradicionale, veçanërisht atyre të rralla dhe në rrezik zhdukjeje, si dhe promovimit të artistëve të rinj, me synim ruajtjen dhe vazhdimësinë e këtyre traditave. Festivali do të zhvillohet përgjatë dy netëve dhe do të ketë karakter konkurrues dhe do të jepen disa çmime.
Në kuadër të festivalit është parashikuar gjithashtu organizimi i një panairi të mjeshtërve të punimit të veglave muzikore popullore, një punëtorie praktike kushtuar lahutës, si dhe një tryeze diskutimi me bartës të traditës dhe specialistë të trashëgimisë kulturore
Në kuadër të festivalit është parashikuar zhvillimi i punëtorive praktike workshop kushtuar lahutës, fyejve të Gramshit dhe laurisë, me synim prezantimin e veçorive të këtyre instrumenteve tradicionale, promovimin e mjeshtërive të interpretimit dhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj. Gjithashtu është në diskutim për tu realizuar një tryezë diskutimi me bartës të traditës dhe specialistë të trashëgimisë kulturore, kushtuar ruajtjes, promovimit dhe vazhdimësisë së folklorit muzikor shqiptar.
Ky aktivitet synon të evidentojë, ruajë dhe promovojë vlerat e rapsodisë dhe të muzikës instrumentale tradicionale shqiptare duke nxitur interesin e brezave të rinj dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e ardhshëm."
Hap në hartën KuJan