Festival ‘Netët e Muzikës Shqiptare

e shtunë, 31 tetor 2026 · ora do të konfirmohet

TKOBAP, Tiranë · Hyrje falas

Koncerti simfonik i datës 31 tetor do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit një program të veçantë artistik, i cili ndërthur krijimtarinë e re shqiptare me disa prej veprave më të njohura të repertorit simfonik botëror. Në qendër të këtij aktiviteti do të jetë premiera e koncertit për piano të kompozitorit shqiptar Vaso Tole, një vepër e re që do të prezantohet për herë të parë para publikut, duke përfaqësuar një moment të rëndësishëm për krijimtarinë muzikore shqiptare dhe për pasurimin e repertorit pianistiko-orkestral.

Interpretimi i kësaj vepre nga Orkestra e TKOBAP do të krijojë një hapësirë të rëndësishme për promovimin e krijimtarisë së re kombëtare, duke vendosur në dialog kompozimin bashkëkohor shqiptar me traditën e repertorit të madh simfonik. Premiera e koncertit për piano do të përbëjë një nga momentet kryesore të mbrëmjes. Programi do të vijojë me dy uvertura të njohura të repertorit klasik dhe romantik: Uvertura nga opera Le nozze di Figaro e Wolfgang Amadeus Mozartit dhe uvertura nga Romeo dhe Zhuljeta e Pjotr Iliç Çajkovskit. Këto vepra përfaqësojnë dy qasje të rëndësishme në historinë e muzikës: elegancën, gjallërinë ritmike dhe përpunimin orkestral të periudhës klasike, si dhe dimensionin dramatik, emocional dhe simfonik të romantizmitë vepër të re dhe të ndjekë bashkëpunimin ndërmjet solistit pianist, kompozitorit dhe formacionit orkestral.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan