e premte, 9 tetor 2026 · 11:00 – 13:00
Kjo është një festë e re, me një traditë dyvjeçare, që zhvillohet në qendër të fshatit Vllahinë, njëkohësisht qendra e njësisë administrative me të njëjtin emër. Ajo konceptohet si një panair i produkteve artizanale të zonës, ku ekspozohen vera dhe rakia e prodhuar në mënyrë tradicionale, si dhe produkte blegtorale e bujqësore të stinës.
Aktiviteti shoqërohet me program kulturor e artistik dhe performanca të grupeve polifonike lokale. Gjatë festës vlerësohen prodhuesit më të spikatur, ndërsa pjesëmarrja e banorëve dhe vizitorëve krijon një atmosferë festive dhe promovon prodhimet vendase.
Hap në hartën KuJan