Ekspozitë "My heart stops missing a beat every time"

e shtunë, 28 nëntor 2026 · ora do të konfirmohet

Hangart, Tiranë · Hyrje falas

"Ekspozita inaugurohet në kuadër të Tirana Art Weekend 2026.

Koncepti i projektit parashikon që vepra video, hapësira dhe ndërhyrja instalative të funksionojnë si pjesë të një koncepti të vetëm artistik dhe hapësinor

Videoja propozon kësisoj, në mënyrë të thjeshtë, një formëzemër

që mbetet e izoluar dhe na largohet si mirazh në një pikë të humbur të

Atlantikut.E parë nga lart, forma e saj ngjan me një paralajmërim

gjeologjik, por edhe me një intimitet të fshehur: një takim thuajse i

pamundur, i imagjinuar përmes një fantashkence romantike, ku

spekulimi bëhet mënyra e vetme për t’iu afruar një realiteti që nuk mund

të preket. Nga kjo distancë, zemra - reputacioni i saj universal - nuk

shfaqet më si simbol i një ndjenje të njohur, por shndërrohet në një

dukuri të huaj dhe të pashpjegueshme."

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan