Ekspozita “Kosova e Kadaresë”

e martë, 24 nëntor 2026 · gjithë ditën

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë - Sheshi “Skënderbej”, Tiranë · Hyrje falas

Ekspozita sjell dorëshkrime nga arkivi personal i shkrimtarit, letra dërguar udhëheqësve botërorë dhe personaliteteve të kombit, botime dhe objekte të rralla nga fondi i Studios Kadare si edhe artikuj nga mediat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Pasi u ekspozuan në Prishtinë, këto dorëshkrime dhe letra, ekspozohen për herë të parë në Shqipëri.

Familja Kadare do të jetë e pranishme në ceremoninë e çeljes.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan