E ka kush e ka- Mos u nxeh

e mërkurë, 14 tetor 2026 · ora do të konfirmohet

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (Salla American Corner), Tiranë · Hyrje falas

"Ky aktivitet synon të kombinojë argëtimin me edukimin, duke i njohur fëmijët me historinë dhe trashëgiminë kulturore të qyteteve shqiptare përmes një loje interaktive. Nëpërmjet lojës “Mos u Nxeh”, fëmijet do të mësojnë fakte historike, legjenda dhe informacione interesante për qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë e bashkëpunimit, komunikimit dhe të menduarit kritik.

Ky aktivitet ka qëllim te:

Të promovojë njohjen e historisë dhe trashëgimisë kulturore të qyteteve shqiptare.

Të nxisë të mësuarit përmes lojës dhe ndërveprimit.

Të zhvillojë aftësitë e leximit, komunikimit dhe bashkëpunimit."

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan