Dita e shkopit të bardhë

e enjte, 15 tetor 2026 · 10:00 – 12:00

Biblioteka “Gjergj Fishta”, Lezhë · Hyrje falas

15 tetori njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të të drejtave të tyre. Kemi menduar që këtë ditë të organizojmë disa aktivitete të ndryshme, ku të përfshijmë të gjithë të verbërit e qytetit tonë në lojëra sportive dhe argëtuese, si ndeshje mini-futbolli, kampionat domino, shah dhe ecje sensibilizuese, të shoqëruara nga pjesëtarët e Drejtorisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan