"Çlirimi i Vlorës"

e enjte, 15 tetor 2026 · 11:00 – 13:00

Teatri "Petro Marko", Vlorë, Vlorë · Hyrje falas

Ky aktivitet ka për qëllim të kujtojë Çlirimin e Vlorës duke krijuar një atmosferë festive, kulturore dhe edukative për qytetarët, vizitorët dhe komunitetin shkollor. Për herë të parë, përveç shfaqjeve artistike dhe performancave muzikore, aktiviteti do të përfshijë edhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe shkollave përmes lojërave edukative, aktiviteteve kreative dhe ekspozitave të punimeve artistike të nxënësve.

Elementet kryesore të aktivitetit:

• Shfaqje artistike dhe muzikore që lidhen me historinë dhe kulturën e qytetit.

• Ekspozita fotografike dhe dokumentare mbi historikun e Çlirimit të Vlorës.

• Aktivitetet edukative dhe kreative për fëmijët dhe shkollat (punëtori arti, vizatime, lojëra tematike historike).

• Promovim kulturor dhe turistik për të tërhequr vizitorë dhe për të rritur ndërgjegjësimin historik.

Vende të reja, në email

Plazhe, kështjella, ture dhe linja të reja — disa herë në muaj. Konfirmo me email; çregjistrohesh me një klik.

Hap në hartën KuJan