e diel, 29 nëntor 2026 · gjithë ditën
Të gjitha eventet e muajit dhjetor 2026 në Korçë do të kulmojnë me performancat muzikore live, koncerte nga grupe e banda muzikore si edhe street party me DJ më të njohur në një prej destinacioneve më atraktive dhe turistike siç janë “Pazari i Vjetër” i Korçës dhe Zona Këmbësore, zona tepër të frekuentuara nga vizitorët gjatë periudhës së festave të fundvitit. Marketi i Bredhave natyralë dhe Christmas Market, është vendi fantastik për dhuratat tuaja të Krishtlindjes. Të gjithë mund të shijojnë aromën e rakisë së pjekur, gështenjave dhe produkteve lokale në argëtimin pafund që ofron Pista e Patinazhit. Nuk do të mungojnë lojërat dhe aktivitetet argëtuese për fëmijët si edhe spektakli i fishekzjarreve në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në qendër të qytetit, i cili nuk duhet humbur.
Hap në hartën KuJan