e enjte, 29 tetor 2026 · ora do të konfirmohet
Më 29 tetor, organizohet ekspozita dhe panairi “Art dhe Zeje”, një aktivitet i veçantë që sjell në vëmendje traditat, krijimtarinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të Durrësit.
Në këtë veprimtari do të prezantohen punime artistike dhe artizanale të realizuara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Durrës, duke përcjellë vlerat, zakonet dhe pasurinë kulturore të trevës sonë.
Aktiviteti organizohet nga shkollat 9-vjeçare të Bashkisë Durrës, në bashkëpunim me ZVAP Durrës dhe Qendrën Muzeore Durrës.
Krijimtari, traditë dhe trashëgimi në duart e brezit të ri!
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj dite të veçantë, ku arti dhe zejet bashkojnë të shkuarën me të ardhmen!
Hap në hartën KuJan